Liberalizimi i vizave, reagon Adriatik Kelmendi: Marrja e Evropës

Aktuale

Liberalizimi i vizave, reagon Adriatik Kelmendi: Marrja e Evropës

Nga: A.Zh Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:01
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kelmendi ka kritikuar Evropën për mos liberalizimin e deritanishëm, duke thënë se kjo është poshtërsia më e madhe dhe një njollë e pashlyeshme e Evropës, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Kësaj i thonë të gëzohesh pas mohimit të një të drejte themelore njerëzore, siç është lëvizja e lirë.

Të gëzohesh pas diskriminimit dhe pas përbuzjes para dyerve të ambasadave.

Mosliberalizimi i deritashëm i vizave ndaj Kosovës është poshtërsia më e madhe që u është bërë qytetarëve të Kosovës deri tash.

Marrja e Evropës! Njolla e pashlyeshme e Evropës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat