Gjyroviq thotë se Serbia arriti të pengojë futjen në agjendën e KE’së anëtarësimin e Kosovës

Aktuale

Gjyroviq thotë se Serbia arriti të pengojë futjen në agjendën e KE’së anëtarësimin e Kosovës

Më: 19 prill 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Ambasadorja e misionit serb pranë Këshillit të Evropës, Aleksandra Gjuroviq ka deklaruar se vendet e KUINT-it po i bëjnë presion të madh Islandës, si vend kryesues i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që të përfshijë në agjendë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, por, sipas saj “Serbia ka arritur të parandalojë që kjo çështje të mos jetë as në mbledhjen e sotme të bordit”, raporton “Euronews Serbia”.

“Ne ia dolëm që kjo çështje të mos jetë pikë në rendin e ditës për mbledhjen e të mërkurës, megjithatë, ajo që do të ndodhë më pas është shumë e pasigurt. Ekziston mundësia që ndonjë vend të propozojë që kjo pikë të shtohet në rend dite edhe në fillim të takimit. Me shumicë të thjeshtë mund të shtohet, por për të nuk mund të vendoset, sepse projektvendimi nuk është shpërndarë para vetë mbledhjes, prandaj Vendimi nuk mund të miratohet”, ka pretenduar Gjuroviq.

Ajo ka zbuluar se, përkundër “pajtimit” të Serbisë për marrëveshjen e Ohrit, delegacioni i Serbisë ditëve të fundit ka pasur shumë takime me ambasadoren e Islandës për ta bllokuar këtë çështje, dhe ka shtuar se ky vend është nën presion, para së gjithash nga Gjermania.

Ajo gjithashtu tregon se ka synime të disa vendeve që të propozojnë caktimin e një takimi të jashtëzakonshëm të Komitetit të Ministrave deri në fund të kësaj jave, në mënyrë që kjo pikë të futet në rendin e ditës dhe në këtë mënyrë të mund të dorëzohet projektvendimi  para fillimi i takimit.

“Ne edhe më tutje po punojmë që kjo të mos ndodhë”, tregon haptas Gjuroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat