Beyer: Marrëveshja e Ohrit, mundësia e vetme e dy shteteve për integrimin

Aktuale

Beyer: Marrëveshja e Ohrit, mundësia e vetme e dy shteteve për integrimin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:10
Peter Beyer

Rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të normalizojnë marrëdhëniet, është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Kështu ka shkruar në Twitter, deputeti i Bundestagut gjerman dhe ish ish-koordinator i bashkëpunimit transatlantik, Peter Beyer.

Ai ka rikthyer në kujtesë postimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell, se Marrëveshja e Ohrit është e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve dhe anëtarësimin në BE-në.Ndryshe, një ditë më parë në Bruksel, Bashkimi Evropian si palë ndërmjetësues në dialog, së bashku me Kosovën dhe Serbinë, kanë krijuar një Komitet të përbashkët për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Komiteti sipas njoftimit të BE-së, do të takohet rregullisht në Bruksel.

“Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq”, ka njoftuar BE.

Deputeti gjerman e ka përshëndetur edhe vendimin e djeshëm të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët nga 1 janari 2024.

“Më në fund liberalizimi i vizave për qytetarët nga Kosova. E vonuar, por më në fund e mundur nga 1 janari 2024 për miqtë tanë kosovarë. Një hap i rëndësishëm për integrimin në BE. Kanë luftuar për të gjatë. Jam i lumtur”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat