Jevtiq: Zgjedhjet në veri të Kosovës në kundërshtim me demokracinë

Aktuale

Jevtiq: Zgjedhjet në veri të Kosovës në kundërshtim me demokracinë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:38
Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se zgjedhjet në katër komuna veriore të Kosovës, “janë në kundërshtim me demokracinë” dhe siç tha ai “nuk kontribuojnë në qetësimin e tensioneve dhe ndërtimin e besimit”.

“Përkundër kësaj, ju tani keni një përpjekje për një proces zgjedhor në veri të Kosovës pa pjesëmarrjen e serbëve dhe një përpjekje për të sjellë në pushtet ata që përbëjnë dy për qind të popullsisë në zonat ku 98 për qind jetojnë serbë”, tha ai për televizionin Prva.

Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të mbahen këtë të diel, më 23 prill.

Serbët nga komunat veriore në nëntor të vitit të kaluar u larguan nga institucionet pas suspendimit të drejtorit të atëhershëm të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave me targa të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat