Qendrat për Punë Sociale po përballen me shumë sfida – Haxhiu zotohet për angazhim maksimal

Aktuale

Qendrat për Punë Sociale po përballen me shumë sfida – Haxhiu zotohet për angazhim maksimal

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, ka prezantuar analizën mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë u kërkua përkushtim për Qendrat për Punë Sociale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se raporti vë në pah mungesa ligjore. Ajo ka shtuar se kjo fushë është shumë komplekse përçka edhe janë angazhuar maksimalisht.

Në kuadër të reformës institucionale, departamenti i politikave të shërbimeve familjare i cili ka për nevoja sociale dhe familjare, hartimin e rregullores së kësaj fushe si dhe inspektimin dhe monitorimin e institucioneve dhe individëve të cilët ofrojnë shërbime sociale e familjare, ka kaluar në kuadër të MD-së që nga janari i këtij viti dhe duke qenë të vetëdijshëm se fusha e shërbimeve sociale dhe familjare është komplekse po aq e nevojshme dhe e domosdoshme për kategoritë e familjeve në nevojë, qasja jonë ka qenë e hapur dhe me gjithë akterët institucional dhe të shoqërisë civile, në mënyrë ta realizojmë në mënyrë efektive reformën që po e synojmë si Qeveri”, tha Haxhiu.

Drejtoresha e Koalicionit e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Donjete Kelmendi, tha se nuk ka pasur interes nga politika për investim në shërbimet sociale, duke shtuar se presin më shumë në këtë drejtim.

Si proces e kemi mbështet me shumë rëndësi bashkë me organizatat anëtare për disa arsye, fillimisht kemi parë që ka një vullnet politik nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e të cilën ne e vlerësojmë shumë dhe që ka munguar për shumë vite”.

Nuk kemi pasur ndonjë interes nga ana e politikës për investim në pjesën e shërbimeve sociale dhe presim shumë që në bashkëpunim me gjithë akterët, që mbrapa kësaj analize, të gjeturat dhe analizat të gjejnë zbatim dhe të përmirësohet gjendja e qendrave për punë sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat