Vendimi për vizat, Osmani falënderon presidenten e Parlamentit Evropian

Aktuale

Vendimi për vizat, Osmani falënderon presidenten e Parlamentit Evropian

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:53
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas nënshkrimit të vendimit për liberalizim të vizave.

Sipas Osmanit, mbështetja e saj ka qenë e palëkundur.

“Faleminderit, e dashur Roberta, për mbështetjen tuaj të palëkundur në mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkuar Osmani në Twitter.

Përfundimisht sot është dhënë drita e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga 1 janari 2024 kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në shtetet e Zonës Shchengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat