​Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rremë

Aktuale

​Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rremë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një kërcënim me bombë i bërë pak orë më parë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë të jetë i rremë.

Këtë për Kosovapress e konfirmoi zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë”, ka thënë Gara.

Pas kryerjes së kontrolleveve, Gara tha se ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat