Dula flet për Nezir Mehmetaj: 4 muaj isha në një qeli me të

Aktuale

Dula flet për Nezir Mehmetaj: 4 muaj isha në një qeli me të

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:25
Nezir Mehmetaj

Ish-i dënuar nga Gjykata në Serbi, Petrit Dula, ka treguar se ishte në një qeli me Nezir Mehmetaj, në total prej 4 muajsh.

Dula ka treguar se nuk ishte shqiptari i vetëm në burgjet serbe.

“Në burgjet e Serbisë pati edhe shqiptarë të tjerë… Isha me të (Nezir Mehmetaj) në një dhomë 4 muaj. Çka të them? Po bëhen 40 muaj që është aty, tash është duke shkuar nga pleqnia, telefoni nuk të lihet…vizitat janë më të rralluara. Problemet i ka më të rënda duke e pasur parasysh që nuk është duke i ardhur një pjesëtar i minioriteteve në gjykim. Ky është problemi i tij më i madh”, ka deklaruar Dula.

Nezir Mehmetaj, qytetar nga Rudica e Komunës së Klinës, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020, në vendkalimin kufitar në Merdar, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Nezir Mehmetaj i arrestuar më tre janar të vitit 2020 në Merdar, po vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Serbi.

Nezir Mehmetaj është i akuzuar për pjesëmarrje në krime lufte kundër civilëve në fshatin Rudicë në komunën e Klinës, në qershor dhe korrik 1999.

Ai akuzohet nga Serbia për përfshirje në vrasjen e shtatë personave dhe djegien dhe plaçkitjen e shtëpive në Rudicë si anëtar i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat