Paralajmëron komandanti i KFOR-it: Do të veprojmë nëse rrezikohet siguria në Kosovë

Aktuale

Paralajmëron komandanti i KFOR-it: Do të veprojmë nëse rrezikohet siguria në Kosovë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:11
Angelo Ristuccia

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia, është takuar me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, në Bruksel dhe të gjithë ambasadorët e vendeve aleate të NATO-s dhe partneret që kontribuojë në KFOR.

Në këtë takim është bërë e ditur se të gjithë ambasadorët kanë riafirmuar mbështetën e fuqishme për misionin për të ardhmen e Kosovës dhe për stabilitetin e rajonit.

Risuccia para medieve ka përmendur tri pika, ku thotë se misioni që ai drejton do të ofrojë mbështetje për dialogun Kosovë-Seri në Bruksel.

“E para: KFOR-i mbetet tërësisht i përqendruar në zbatimin e tij ditor të mandatit të dhënë nga OKB-ja. Së dyti: misioni ynë është i bazuar në kushte, jo i orientuar në bazë kalendarike. Trajektorja e tij e së ardhmen i nënshtrohet një vendimi nga Këshilli Veriatlantik – organi vendimmarrës i NATO-s. Së treti: KFOR-i do të vazhdojë të punojë për së afërmi me Bashkimin Evropian dhe të ofrojë kornizë të nevojshme të sigurisë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës për të ecur përpara”, deklaroi komandanti i KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Ohër mes të dyja vendeve, duke kërkuar se do të zbatohen obligimet e dakorduara nga të dyja palët.

Ndër të tjera, ai tha se si komandat i KFOR-it, ai do të vazhdojë të luajë rolin e vet në mbështetje të të gjitha përpjekjeve që kanë për qëllim krijimin e sigurisë afatgjatë për gjeneratat e ardhshme.

“Do ta bëj këtë në bashkëpunim të plotë me të gjithë aktorët relevantë dhe me të gjithë homologët e mi, përfshirë BE-në, OKB-në, OSBE-në, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, dhe me Shefin e Shtabit të forcave të armatosura të Serbisë”, potencoi shefi i KFOR-it.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se KFOR do të veprojë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes rrezikohen, kështu për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, dhe për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat