Ministri i Jashtëm i Suedisë të enjten në Kosovë

Aktuale

Ministri i Jashtëm i Suedisë të enjten në Kosovë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:26
Tobias Billström

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström të enjten do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet nga homologia Donika Gërvalla-Schëarz.

Ministri suedez pritet të mbërrijë në aeroportin “Adem Jashari”, në orën 13:00, dhe më pas do të zhvillojë takimin me Gërvallën, njofton MPJD.

Pas takimit të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media e cila pritet të nisë nga ora 14:25.

Suedia deri në qershor është kryesuese e presidencës së BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat