Identifikohen tre të miturit që dogjën derën e Kishës në Prizren, pranojnë fajin

Aktuale

Identifikohen tre të miturit që dogjën derën e Kishës në Prizren, pranojnë fajin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 20:36
Kisha në Prizren.

Janë identifikuar të dyshuarit për djegien e derës së Kishës në Prizren.

Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh Policia e Kosovës përmes një komunikate.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prrani të punëtorit social dhe avokatëve mbrojtës, të njëjtit kanë pranuar veprën.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Identifikohen fëmijët që dëmtuan derën e një kishe në Prizren

Prizren, 19 Prill 2023

Rasti i dëmtimit të derës së kishës ortodokse ishte raportuar me datë 17 prill 2023 në ora 23:09 minuta, kur një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.

I njëjti ka njoftuar policin se në rrugën Haxhi Krasniqi në Prizren, saktësisht tek objekti kishtar “Shën Pantelija” - kishë ortodokse, të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti.

Lidhur me rastin në vend ngjarjes kane dale policët e patrullës dhe hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren., kane mbledhur provat dhe dëshmitë e nevojshme.

Ndërsa sot me datë 19 prill 2023, pas analizimit të gjitha provave të mundshme kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë tre të dyshuarit të mitur (dy 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar) të cilët dyshohen se kane qene të përfshirë në këtë rast.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezent të punëtorit sociale dhe avokateve mbrojtës, të njëjtit kanë pranuar veprën.

Në konsultim me Prokuroren Kujdestare tre të dyshuarit-të mitur lirohen ne procedure te rregullte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat