Hasani flet për torturat çnjerëzore në burgjet serbe: Tortura kineze ishte më e rënda, nuk ndaleshin deri në alivanosje

Aktuale

Hasani flet për torturat çnjerëzore në burgjet serbe: Tortura kineze ishte më e rënda, nuk ndaleshin deri në alivanosje

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:19
Nait Hasani

Ish i burgosuri politik dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, ka treguar se çfarë tortura kishte kaluar në burgjet e regjimit serb si shkak i aktivitetit të tij kombëtar.

Hasani thotë se shqiptarët kanë qenë cak i torturave çnjerëzore nëpër burgje.

“Torturat më të rënda. Tortura kineze ishte më e rënda. Nuk ndaleshin deri në alivanosje. Tortura kineze është ajo kur ta vendosin një dritë përpara dhe nuk të lënë të flesh. Pastaj të godasin me një thikë kur e shohin se po i mbyll sytë. Ka qenë e mundimshme dhe e paparamenduar. Pastaj kapja për organe gjenitale. Tortura me elektro shok”, rrëfehet ai.

“Na mbante gjallë ideali. Kur sillnin njerëz na kujtonin ato kafshët që i gjuanin nëpër dysheme. Ishte e paramendueshme. Vinte gardiani dhe na godiste pa ndërprerë. Pastaj dikur erdhi një ditë dhe tha se nuk ka më vend që të të godasë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat