Reagon Rexha: E pashë një tendencë që ta lidhin emrin e Martin Berishës me emrin e Nagip Krasniqit nga opozita

Aktuale

Reagon Rexha: E pashë një tendencë që ta lidhin emrin e Martin Berishës me emrin e Nagip Krasniqit nga opozita

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:49
Arbër Rexhaj

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për statusin e tij që ka shkruar në rrjetin social Facebook në lidhje me kandidatin e propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për kryeprokuror të shtetit  Blerim Isufaj ku ka thënë se ky statusi tij është politik.

Ndërsa drejtuesi i emisionit Ermal Panduri e ka pyetur se “a ke mundur që ta besh dje këtë status pa u arrestuar një person që është kryeshef i KEK-ut i emëruar nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje?

“Këto që po i thua i kam ngritur edhe nëpër emisionet tjera, pra nuk është hera e parë që e përmend këtë fakt”, ka thënë ai.

Qysh e ke parë arrestimin e një personi i cili dyshohet për përfshirje keqpërdorim të detyrës zyrtare?

“Nëse me ke thirr të kërkojë të me dëgjosh sepse jam rrugës dhe për hire të respektit edhe dëgjuesve të Debat Plusit unë vetë të thirra në telefon dhe nuk është ideja që të iku nga ballafaqimi. Ajo që po them unë është se ai ka qenë anëtar i LVV-së dhe e pashë një tendencë që ta lidhin emrin e Martin Berishës dhe emrin tij[ Nagip Krasniqit drejtorit të KEK-ut, i cili u arrestua nga policia e Kosovës] të krijojnë rëndomtë situata  opozitare të cilat mund të jenë të paqena”, ka thënë ai.

“Edhe ndërlidhja e këtij rasti është në vazhdën e dilemës sime, pra të pyetjes retorike time dhe si i tillë unë kam të drejtë ta bëj këtë, ma lejon dhe demokracia a pajtohemi a jo, nuk e di  kjo është e tera çfarë mund t’i them”, ka thënë ai.

Ndërsa më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhës.

“Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat