Rexhaj: Nagip Krasniqi s’është anëtar i Vetëvendosjes, e kam intervistuar në Komision hetimor

Aktuale

Rexhaj: Nagip Krasniqi s’është anëtar i Vetëvendosjes, e kam intervistuar në Komision hetimor

Më: 19 prill 2023 Në ora: 23:37
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur rreth arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi duke hedhur poshtë pretendimet që po qarkullojnë në opinion se personi i lartcekur ka lidhje me partinë në pushtet.

Rexhaj ka thënë se Krasniqi nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se drejtësia do ta thotë fjalën e vetë.

“Personin  të cilin që e përmendet ju si anëtar të VV-së unë e kam pasur në Komision hetimor dhe e kam intervistuar vetë, por nuk është anëtar i VV-së. Personin që po flisni ju nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Mos të keqkuptohet se nuk është formë e distancimit nga ai, por është një e pavërtetë. Pra personi që është arrestuar sot, ku në ditët në vazhdim drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo nuk është i Vetëvendosjes. Vetë e kam intervsituar në Komision hetimor.”, ka thënë Rexhaj.

Deputeti i pozitës, madje ka akuzuar të tjerët se këtë rast po e shfrytëzojnë për ta bërë opozitën, duke e ndërlidhur këtë rast me atë të ambasadorit Berishaj.

“Kjo nuk lidhet asgjë me VV-në. E pash një lloj tendence me lidh rastin e Martin Berishajt me këtë personin, pash tendencë me përafrimin e rasteve. Por, realisht dikush duhet ta bëj opozitën këtu qoftë edhe duke ngritur edhe gjëra të pa qënura.”, tha ai.

Tutje, Rexhaj për ndërlidhjen e rastit të pretedentit për kyeprokuror të shtetit, Blerim Isuafaj me rastin e kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se ai ka ngritur vetëm pyetje dhe dilema, që sipas tij janë mekanizma të fjalës së lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat