Çitaku i quan qesharake reagimet e zyrtarëve të VV-së në mbrojtje të drejtorit të arrestuar të KEK-ut

Aktuale

Çitaku i quan qesharake reagimet e zyrtarëve të VV-së në mbrojtje të drejtorit të arrestuar të KEK-ut

Më: 20 prill 2023 Në ora: 00:58
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka cilësuar si qesharake dhe për keqardhje reagimet e eksponentëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në mbrojtje të asaj që ajo po e quan, mafisë energjetike.

Kështu u shpreh ajo me anë të një postimi në Facebook, pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ky i fundit mori një përkrahje nga zyrtarë e deputetë të LVV-së, pas prangosjes nga Policia e Kosovës, shpërdorim të detyrës zyrtare.

Postimi i plotë:

Qesharake dhe për keqardhje reagimet e eksponentëve të lartë të LVV në mbrojtje të mafisë energjetike.

Jo Serbia, Jo barikadat, jo… ka mbetë me e lidhë edhe me ngrohjen globale dhe luftën në Ukrainë. Komplot global kundër LVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat