Myftiu Tërnava deklarohet për sulmin ndaj Valon Sylës

Aktuale

Myftiu Tërnava deklarohet për sulmin ndaj Valon Sylës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:40
Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i pyetur rreth sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, ka thënë se një gjë e tillë është e ndaluar me fenë islame.

Tërnava ka thënë se BIK është jetë kundër çfarëdo lloj dhune dhe kujdestare e fjalës e lirë.

“Një duhet ditur dhe kuptuar që të gjithë Kurani është libër hyjnor i të Madhit Zot. I zbritur tek Muhamedi Alejhi Selam ai Kuran në mënyrë decidive shkruan nuk ka dhunë në fe dhe nga kjo kuptojmë se islami lufton çdo formë të dhunës qoftë ajo dhunë fizike dhunë psikologjike, verbale, materiale çfarëdo natyre qoftë ajo”.

“Bashkësia Islame e Kosovës është dhe do të jetë kundër çfarëdo lloj dhune, qoftë asaj fizike që është e shprehur, ndaj kujtdo qoftë ajo. Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi, do të përkrahë, do të jetë kujdestare e fjalës e lirë. Bashkësia Islame e Kosovës respekton dhe nderon mendimin ndryshe”, tha Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat