Avokati kërkon që Osmani të ushtrojë kallëzim penal ndaj Kurtit

Aktuale

Avokati kërkon që Osmani të ushtrojë kallëzim penal ndaj Kurtit

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:19
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Avokati Xhevdet Smakiqi e ka quajtur frikacake presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky cilësim nga Smakiqi vjen pasi të enjten, kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës foli sikur të ishte shef shteti duke thënë se Blerim Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror i Shtetit.

“Prokruorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht, në çfarëdo rrethane, me patjetër të bëhen kryeprokuror. Por nuk do të munden. Nuk do të munden. Jo pse jam unë. Jo pse jeni ju. Por sepse në këtë shtet ka edhe Republikë, edhe popull”, tha Kurti.

E Smakiqi shprehet se Osmani do të duhej të ushtronte kallëzim penal për “uzurpimin e kompetencës ceremoniale të saj nga kryeministri Kurti”.

“Presidentja Frikacake! Presidentja Vjosa Osmani, duhet të ushtrojë kallzim penal për uzurpimin e kompenteces ceromoniale te saj, nga Kryeministri Albin Kurti. Sepse publikishtë Albin Kurti ndërhyri nga foltorja e Kuvendit dhe nga pozita e Kryeministrit ne procesin e dekretimit te Kryeprokurorit te Shtetit, kandidatit te perzgjedhur me konkurs nga KPK-ja Ztr.Blerim Isufaj”, shkroi ai në Facebook.

Prandaj sipas tij, Kurti uzurpoi kompentencen e presidentes Osmani kur foli për Blerim Isufajn dhe dekretimin apo jo të tij në pozitën e organit kryesor të ndjekjes në vend.

“Por meqë e ka themeluar partine Lista Guxo Vjosja Osmani NUK GUXON”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat