VV, kërkon të shqyrtohen financat e KPK-së një ditë pas arrestimit të Krasniqit, Hoti: S’është rastësi

Aktuale

VV, kërkon të shqyrtohen financat e KPK-së një ditë pas arrestimit të Krasniqit, Hoti: S’është rastësi

Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:51
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot u ka shkuar ftesa për mbledhje të Komisionit për Buxhet për të martën, ku do të shqyrtohet Raporti Vjetor Financiar i Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.

Ftesa për ta shqyrtuar këtë raport vjen një ditë pasi Prokuroria Speciale në krye me Blerim Isufajn urdhëroi arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit, nën dyshimin për tri vepra penale.

Hoti ka thënë se ky është raporti i parë i ndonjë institucioni që shqyrtohet në Komisionin për Buxhet prej se ka filluar viti 2023 dhe ka thënë se kjo s’është rastësi. Sipas tij, Qeveria po do të ndikojë në drejtësi.

“Nuk është rastësi që menjëherë pas veprimeve të djeshme të prokurorisë, si dhe sulmit të sotëm të Kurtit ndaj prokurorisë, të angazhohen vartësit e tij për të vazhduar sulmet me mjete tjera. Merreni me mend deri ku shkon kjo mazhorancë në marrinë e saj për të ndikuar në drejtësi. Do të jetë e pamundur të ndikojnë, vetëm se Kosova do ta paguajë në raport me integrimet euro-atlantike dhe anëtarësimet në mekanizma ndërkombëtarë”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat