Azemi: Pagat në sektorin privat të Kosovës nuk garantojnë as bukën e gojës

Aktuale

Azemi: Pagat në sektorin privat të Kosovës nuk garantojnë as bukën e gojës

Më: 21 prill 2023 Në ora: 21:35
Kryetari i Sindikatës së Punonjëseve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punonjëseve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se pagat e punonjësve që ai përfaqëson janë të ulëta dhe nuk janë në gjendje të mbulojnë edhe nevojat bazë si buka e gojës. Ai ka kundërshtuar të dhënat e fundit të prezantuara nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, të cilat thonë se paga mesatare në Kosovë është prej 300 deri në 400 euro. 

Azemi ka theksuar se kjo shifër nuk pasqyron gjendjen reale dhe ka sjellë si shembull rastin e një punëtori teknik që pastron zyrën e kryeministrit dhe ministrave, i cili merr vetëm 180 euro në muaj. 

Ai gjithashtu ka thënë se shumë punëtorë të sektorit privat nuk kanë kontrata, siguri në punë dhe garanci se do të kenë një vend pune të sigurt për një periudhë të caktuar. 

“Këto të dhëna nuk janë të sakta dhe nuk e di kujt i duhen këto kështu, ngase punëtori teknik që pastron zyrën e kryeministrit dhe ministrave e ka pagën vetëm 180 euro dhe kjo është mjerim. Nuk e di qysh kryeministri e ministrat nuk e shohin këtë, kjo pagë këtyre punonjësëve nuk u garanton as bukën e gojës. Përveç kësaj shumë punëtor të sektorit privat as kontrata nuk kanë, as siguri në punë dhe as garanca se do ta përfundojn muajin në atë vende pune”, - ka thënë Azemi në emisionin "Euro n'7" me Menduh Abazin në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat