Krerët e Listës Serbe u rreshtuan në Batajnicë, Vela: Janë mjet në shërbim të regjimit të Serbisë

Aktuale

Krerët e Listës Serbe u rreshtuan në Batajnicë, Vela: Janë mjet në shërbim të regjimit të Serbisë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:50
Blerim Vela

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, ka reaguar pasi krerët e Listës Serbe janë parë sot të rreshtuar në Batajnicë, duke përcjellë një stërvitje të ushtrisë serbe, ku ishin ekspozuar mjete luftarake dhe armatim.

Vela ka thënë se “Lista Srpska nuk do të jetë kurrë një përfaqësues autentik i serbëve të Kosovës, por më tepër një mjet në shërbim të regjimit të Serbisë”.

“Në vend që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit dhe të punojnë për mirëqenien e serbëve të Kosovës, ata vendosin të bëjnë një ekskursion dhe të pozojnë si kloun para disa armëve. Patetike!”, ka shkruar Vela në Twitter.

Liderët politikë të serbëve nga Kosova janë parë sot në  stërvitjen në aeroportin ushtarak në Batajnicë- periferi të Beogradit.

Në podium ishin krerët e Listës Serbe Milan Radoiçiq, Goran Rakiq, Igor Simiq, Dalibor Jevtiq dhe të tjerë nga kjo parti,  ndërsa u prezantuan aftësitë e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe armët e reja, e më pas bënë një xhiro me armët e ekspozuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat