​Çitaku kritikon Sveçlën: Dështuat t’i siguroni vendvotimet e rregullta

Aktuale

​Çitaku kritikon Sveçlën: Dështuat t’i siguroni vendvotimet e rregullta

Më: 22 prill 2023 Në ora: 23:31
Vlora Çitaku

Një deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se veriu i Kosovës frymon ndryshe, një ditë para zgjedhjeve lokale, është kritikuar nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ish-ambasadorja, Çitaku e ka kritikuar ministrin Sveçla duke thënë se ka dështuar në sigurimin e vendvotimeve të rregullta.

Ministri i Punëve të Brendshme paska thënë për veriun e vendit ‘Kjo pjesë tashmë frymon ndryshe’. Po Ministër, frymon në kontejnerë. Qeveria e juaj ka dështuar t‘i sigurojë vendvotimet e rregullta. Mos u krekos. Mos na shit dushk për gogla”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”, ka shkruar Sveçla në Facebook një ditë para zgjedhjeve në veri, si përshkrim të disa fotografive nga veriu i Kosovës.

Zgjedhjet lokale më 23 prill në katër komunat verore mbahen pas dorëheqjeve të katër kryetarëve në vitin e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat