​Hapen qendrat e votimit në Zveçan

Aktuale

​Hapen qendrat e votimit në Zveçan

Më: 23 prill 2023 Në ora: 07:28
Zveçan

Edhe qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës dhe këshilltarë komunalë të cilat po mbahen sot në vendin tonë.

Janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Situata aktuale e sigurisë është e qetë dhe nuk ka ndonjë problem.

Ndërsa vërehen pjesëtarët e Policisë së Kosovës afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat