Elezi: Janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet në veri

Aktuale

Elezi: Janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet në veri

Më: 23 prill 2023 Në ora: 08:17
Valmir Elezi

Të gjitha vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, janë hapur me kohë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e parë për medie tha se procesi ka filluar mirë. Ai ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

KQZ-ja do të mbaje edhe tri konferenca, në orën 11:30, mbahet konferenca e dytë për medie e KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor.

Në orën 15:30, mbahet konferenca e tretë e KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor dhe e fundit konferencë, mbahet në orën 19:30, lidhur me pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbylljen e vendvotimeve.

E diela e 23 prillit është data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat