Dy serbë votojnë në një pikë votimi në Leposaviq

Aktuale

Dy serbë votojnë në një pikë votimi në Leposaviq

Më: 23 prill 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Janë orët e para të hapjes së qendrave të votimit në veri të Kosovës dhe deri tani, dy pjestarë të komunitetit serb kanë votuar në një pike të votimit në Leposaviq.

Lajmin e ka bërë të ditur komisioneri, Enver Aliu.

“Po, i kemi dy votues për momentin, po presim edhe të tjerë. Kanë qenë serbë..”, ka deklaruar Aliu.

Në këtë qendër, tregon Aliu, janë 4983 votues.

Materiali në këtë pike ka arritur rreth orës 6;30, mëngjesin e së dielës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat