Pak votues në Suhodoll të Mitrovicës së veriut

Aktuale

Pak votues në Suhodoll të Mitrovicës së veriut

Më: 23 prill 2023 Në ora: 09:15
Foto nga veriu

Në fshatin Suhodoll në shkollën “Azis Syjlemani” në Mitrovicën e veriut sipas menaxherit të kësaj qendre, për më shumë se një orë kanë votuar vetëm dy persona.

Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.

Nga stacionet policore, kontejnerët që do të përdoren si qendra votimi në zgjedhjet e së dielës në veri, janë shpërndarë nëpër terren.

Objekte të tilla janë vendosur në 13 lokacione në katër komunat me shumicë serbe.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar zgjedhjet nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat