Pjesëmarrje e zbehtë në votime

Aktuale

Pjesëmarrje e zbehtë në votime

Më: 23 prill 2023 Në ora: 09:23
Qendër e improvizuar e votimit në Jarinjë - pjesa veriore e Kosovës.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në terren raportojnë për pjesëmarrje të ulët në votime për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Gazetarja Sandra Cevtkoviq thotë se në një vendvotim në Zveçan, ku ka votuar kandidatja për kryetare e kësaj komune, Sllagjana Pantoviq, nuk ka votuar deri më tash askush tjetër përpos saj.

Ngjashëm raportohet të jetë situata edhe në komunat e tjera: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Sipas korrespondentëve, votues shihen vetëm në ato lagje ku jeton komuniteti shqiptar./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat