Zgjedhjet në veri/ Krasniqi: Ballafaqim i Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar se cila e ka pushtetin efektiv mbi veri

Aktuale

Zgjedhjet në veri/ Krasniqi: Ballafaqim i Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar se cila e ka pushtetin efektiv mbi veri

Nga: A.SH Më: 23 prill 2023 Në ora: 10:32
Pamje nga veriu

Albert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet në veri pa mbështetjen e qytetarëve, do të dalin institucione të shkëputura nga qytetarët dhe pa ndonjë relevancë politike.

“Sot po rivendosen pozicionet e palëve në dialog dhe definohet natyra e kompetencave të Asociacionit”, shkruan mes tjerash ai.

Postimi në Facebook:

Institucionet e Kosovës duhet të janë të vetëdijshme që zgjedhjet vetëm si metodë, nuk janë burim i pushteti të autoriteteve publike pa pasur edhe mbështetjen e qytetarëve. Nga zgjedhjet që po mbahen në komunat në veri të Kosovës, do të dalin institucione të shkëputura nga qytetarët dhe pa ndonjë relevancë politike.

Mirëpo, zgjedhjet e sotme në veri janë përtej kësaj. Janë ballafaqim i Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar se cila e ka pushtetin efektiv mbi këtë pjesë të territorit të Kosovës. Është përballje në mes të autoritetit legal të Kosovës dhe kontrollit faktik të Serbisë. Sot po rivendosen pozicionet e palëve në dialog dhe definohet natyra e kompetencave të Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat