Pamjet/ Serbët në Mitrovicë të Veriut shihen në veturat e tyre me flamuj e duke iu rënë sirenave

Aktuale

Pamjet/ Serbët në Mitrovicë të Veriut shihen në veturat e tyre me flamuj e duke iu rënë sirenave

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:39
Pamje nga veriu

Janë duke u mbajtur zgjedhjet për komunat veriore të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. Deri tani përveç disa vonesave nuk është raportuar për ndonjë incidente.

Media ju sjell pamje nga sheshi i Mitrovicës së Veriut, ku në një pjesë shihen një grup i vogël serbësh ku me veturat e tyre kanë vendosur flamujt serbëve e dëgjohen duke iu rënë sirenave.

Ndërkohë pjesa tjetër duket e qetë.

Theksojmë se 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e komunave Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, të cilët ishin nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që kërkonte zëvendësimin e targave të makinave të tyre me targat “RKS”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat