Kelmendi: Bëj thirrje që të gjithë qytetarët të votojnë

Aktuale

Kelmendi: Bëj thirrje që të gjithë qytetarët të votojnë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:42
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Taulant Kelmendi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Taulant Kelmendi u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve që të votojnë.

Pasi ka ushtruar të drejtën e votës, Kelmendi ka folur para gazetarëve, me ç’rast ka thënë se shpreson që të gjithë qytetarët do ta bëjnë të njëjtën gjë. 

Kelmendi: U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve për të votuar 

“Unë hyra dhe e shfrytëzova të drejtën time qytetare, votova. Shpresoj dhe bëjë thirrje te të gjithë banorët, tek të gjithë qytetarët me të drejtë vote me dal me votua për kandidatin, për të cilin ata mendojnë që është më i miri për ta”, ka thënë ai. 

Në Mitrovicën e Veriut garojnë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat