​Zeqiri: Serbëve të veriut po u bëhet presion nga shteti serb

Aktuale

​Zeqiri: Serbëve të veriut po u bëhet presion nga shteti serb

Më: 23 prill 2023 Në ora: 12:45
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Zubin Potokun, Izmir Zeqiri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Zubin Potokun, Izmir Zeqiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ai ka thënë se serbëve të veriut po u pamundësohet një gjë e tillë, ani pse të njëjtit kanë dëshirë që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

Kandidati për kryetar të Zubin Potokut pasi ka votuar në qendrën e votimit tha se zgjedhjet po vijojnë pa probleme. 

Zeqiri: Uroj që këto zgjedhje të dalin të suksesshme 

“E kryem obligimin tonë qytetar e kushtetues, votuam për këto zgjedhje të cilat uroj që të dalin të suksesshme edhe me siguri ashtu. Si duket procesi po shkon në gjendje të rregullt dhe mirë. Uroj që këto zgjedhje të pranohen dhe të jenë të suksesshme. Unë kisha bërë thirrje edhe prej këtu gjithë qytetarëve që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar dhe kushtetues”, ka thënë ai.

Zeqiri shtoi se serbëve të veriut po u presion nga shteti serb, ani pse të njëjtit kanë dëshirë që të marrin pjesë në këto zgjedhje. 

Zeqiri: Nuk e di a ka votues serb, dihet presioni nga shteti serb 

“Besoj që fluksi i qytetarëve në këtë qendër do të jetë prej tani e tutje. Sa i përket serbëve, nuk e di a ka ndonjë votues, dihet presioni që po ju bëhet nga ana e shtetit serb. Kemi pritur dhe presim që edhe ata... Unë konsideroj që atyre po u bëhet një krim me atë ngushtim të jetës së tyre, sepse ndoshta unë jam shumë i besueshëm që me dëshirë do të dilnin një pjesë një pjesë e madhe po të kishin qenë të lirë. Meqë kanë qenë ato sulmet paraprake, prona, vetura. Dhe ato janë marrë një lloj presioni, që ose duhet të jenë të dëgjueshëm atyre grupeve që i mbajnë nën presione. Mirëpo unë besoj që duhet të dalin dhe uroj që të dalin në zgjedhje”, ka shtuar ai. 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin Potokut është pyetur edhe nëse janë kushtet, në rast se zgjidhet kryetar, që ta marrë këtë post. 

Zeqiri: Unë jam i gatshëm që të udhëheq me Komunën 

“Fjalën do ta thotë ligji, unë jam i gatshëm të marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr Komunën. Është çështje etike vendosja e administratës në komunë, për momentin dihet se jashtë funksionit”, ka përfunduar ai. 

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, kanë të drejtë vote gjithsej 45 mijë e 95 qytetarë, prej të cilëve 6 mijë e 661 votojnë në Komunën e Zubin Potokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat