Gjuriqi e krahasoi Kurtin me Millosheviqin, Basha i përgjigjet me një foto

Aktuale

Gjuriqi e krahasoi Kurtin me Millosheviqin, Basha i përgjigjet me një foto

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:01
Dimal Basha

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjedhjet që po mbahen sot në veri të Kosovës janë një kthim prapa dhe një fyerje për demokracinë.

Gjuriq ka shkruar tutje se kryeministri Kurti po i anulon marrëveshjet në mënyrë të njëanshme dhe po ushtron brutalitet ndaj serbëve në çdo rast që po i vjen.

Madje ai ka krahasuar Kurtin me kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviq.

“Është e çuditshme të shohësh Kurtin duke ndjekur gjurmët e Sllobodan Millosheviqit. Ne kemi nevojë për një mentalitet krejtësisht të ndryshëm nëse presim që rezultatet të jenë ndryshe”, shkroi Gjuriq në Twitter.

E ndaj këtij krahasimi reagoi deputeti Dimal Basha i cili publikoi një fotografi të presidentit serb Vuçiq në funeralin e Millosheviqit.

Ai e quajti Gjuriqin ministër të propagandës së Vuçiqit.

“Tani kush po merr pjesë në funeralin e Millosheviqit? O po, ministri i tij i propagandës, çfarë është sot Gjuriq për Vuçiqin, ministër propagande!”, ka shkruar Basha.

Basha ka shkruar tutje se Kosova do të mbështetë komunitetin serb në veri e jo strukturat kriminale të Serbisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat