Ambasadori suedez në Kosovë: Pjesëmarrja në zgjedhje ështe po aq e rëndësishme sa formimi i Asociacionit

Aktuale

Ambasadori suedez në Kosovë: Pjesëmarrja në zgjedhje ështe po aq e rëndësishme sa formimi i Asociacionit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:05
Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar sot disa vendvotime në Leposaviq. 

Ai është shprehur lidhur me votimin një kontejnerë, duke thënë se shpreh keqardhje për mos-pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, sepse sipas tij është e rëndësishmë që të marrësh pjesë në të gjitha zgjedhjet demokratike.

Ambasadori gjithashtu shtoi se ai do të dëshironte që situata në veri të Kosovës të ishte më ndryshe- raporton Kosovo Online.

‘’Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Pastaj është e mundshme që zgjedhjet të mbahen kudo, me shumë mundësi në shkolla si më parë. Lista Serbe mori pjesë në zgjedhje tetë herë. Kjo është hera e parë që ata nuk participuan, fatkeqësisht. Por sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendimi i Presidentes’’- tha Westerlund.

Ai u pyet për mendimin e tij, se si votat e vetëm tre personave në një qendër votimi do të njihen të suksesshme… Por përgjigjja e Westerlund ishte se është ende herët për t’u përgjigjur lidhur me këtë çështje, dhe se konkluzionet do të bëhen nesër.

Westerlund gjithashtu tha se është e rëndësishme që të formohet ZSO, siç kanë rënë dakort palët, por, në të njejtën kohë është po aq e rëndësishme edhe pjesëmarrja në zgjedhje.

‘’Tani mendoj se është e rëndësishme të marrin pjesë në zgjedhje. Sigurisht që ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë dakort në shkurt dhe në mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesë e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për të formuar Asociacionin. Edhe kjo është e rëndësishme, por është e rëndësishme edhe pjesëmarrja në zgjedhje’’- tha ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat