​Policia: Zgjedhjet në veri pa ndonjë incident

Aktuale

​Policia: Zgjedhjet në veri pa ndonjë incident

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi zgjedhor në katër komunat e veriut, deri në këto momente ka shkuar pa ndonjë incident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se në aspektin e sigurisë gjithçka ka shkuar në rregull dhe në bazë të planit operativ për mbarëvajtjen e lirë të zgjedhjeve në veri

Policia ka angazhuar pjesëtarë të mjaftueshëm për të siguruar një mbarëvajtje të rregullt të zgjedhjeve. 

Në veri sot janë hapur 19 qendra të votimit, prej të cilave 13 janë alternative apo të ashtuquajtura “kontejnerë”, ku qytetarët kanë mundësi të zgjedhin katër kryetarët e komunave dhe në dy prej tyre edhe asambleistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat