Policia e Kosovës: Zgjedhjet në katër komunat veriore, të qeta

Aktuale

Policia e Kosovës: Zgjedhjet në katër komunat veriore, të qeta

Më: 23 prill 2023 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK), dekaroi se deri në këtë fazë realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës,

Ky proces, në aspektin e sigurisë, vlerësohet se ka kaluar i qetë dhe pa asnjë incident.

Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës njofton se përveç ofrimit të sigurisë gjatë procesit zgjedhor, plani operativ ka paraparë inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjen e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, në bashkëpunim dhe koordinim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar.

Më tej, Policia e Kosovës bën të ditur se mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, përcjelljen e materialit sensitiv e deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat