Mediet e huaja shkruajnë për zgjedhjet në veri të Kosovës

Aktuale

Mediet e huaja shkruajnë për zgjedhjet në veri të Kosovës

Më: 23 prill 2023 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Edhe mediet e huaja kanë kushtuar vëmendje për zgjedhjet në veriun e Kosovës, me fokus te bojkoti serb për shkak të presioneve që Serbia ka ushtruar ndaj qytetarëve serbë të Kosovës.

 Zgjedhjet e jashtëzakonshme për 4 kryetarët e komunave në veriun e Kosovës kanë zgjuar interesimin e medieve ndërkombëtare, shumica prej të cilave kanë qenë të fokusuara te numri i vogël i pjesëmarrësve të serbëve në këto zgjedhje, për shkak të presionit që ka ushtruar Serbia.

Kështu Reuters në tekstin e titulluar “Serbët e Kosovës refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, mes tjerash, ka cekur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar që serbët e Kosovës t’i bojkotojnë zgjedhjet, pasi që në to nuk marrin pjesë përfaqësuesit e “Listës Serbe”.

Reuters shton më tutje se Lista Serbe është përqendruar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si çështje kryesore në politikën e Serbisë ndaj Kosovës.

Ndërkaq mediumi publik i Polonisë (TVP), flet për numrin e vogël të pjesëmarrësve të votuesve serbë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës, të nxitur nga Beogradi.

“Fakti që Serbia kushtëzoi pjesëmarrjen në zgjedhje me krijimin e Asociacionit  të Komunave me Shumicë Serbe është shenjë që marrëveshja e nënshkruar, muaj më parë, mes Kosovës e Serbisë në Ohër, nuk është duke funksionuar.

Kurse Radio Evropa e Lirë (REL), në raportin e saj flet për bojkotin dhe numrin e vogël të votuesve serbë në zgjedhjet lokale në komuat e veiut të Kosovës.

Sipas REL-it bojkoti i serbëve në pjesëmarrjen në zgjedhje, u organizua nga Beogradi zyrtar. Sipas REL-it ky është një mesazh për Kosovën e ndërkombëtarët se serbët nuk do t’i pranojnë zyrtarët e zgjedhur nga këto zgjedhje.

E Zëri i Amerikës (VOA), gjithashtu ka shkruar për zgjedhjet në veriun e Kosovës, ku, mes tjerash, ka cekur se që nga nëntori i vitit të kaluar dhe dorëheqja masive e zyrtarëve serbë, qytetarët serbë në veriun e Kosovës mbrohen nga policët shqiptarë e që, mes tjerash, njofton edhe për bojkotin masiv i nxitur nga Beogradi zyrtar, duke i shantazhuar e frikësuar kandidatët dhe qytetarët serbë për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ku prej dhjetë kandidatëve për kryetarë komunash, ka marrë pjesë vetëm një prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat