Demhasaj i quan qesharake festimet e partive shqiptare në veri

Aktuale

Demhasaj i quan qesharake festimet e partive shqiptare në veri

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:10
Arton Demhasaj

Analisti politik, Arton Demhasaj, i ka quajtur qesharake festat e fitores të partive politike shqiptare që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme në veriun e Kosovës.

Demhasaj thotë që nuk bëhet fjalë për fitore, janë zgjedhje me një pikëpyetje të madhe.

Mendoj që është qesharake kur i sheh partitë politike shqiptare që kanë marrë pjesë në zgjedhje atje duke i festuar fitoret, mendoj që nuk bëhet fjalë për fitore, thjeshtë janë zgjedhje ligjore mirëpo me një pikëpyetje të madhe, gati fare me legjitimitet. Prandaj, nuk e di se çka mund të fitohet”, ka thënë ai në transmetimin special në Tëvë1.

Analisti politik thotë se nga 45 mijë votues në këto katër komuna veriore, vetëm 1 mijë e 500 prej tyre kanë marrë pjesë në votim.

Nuk mund të konsiderosh që e ke fituar Leposaviqin me 141 vota, ku përqindja e daljes ka qenë 1.06, ose as Mitrovicën Veriore ku kanë dalë vetëm 837 votues me 4.6 për qind, a po Zveçani me 2.92 pjesëmarrja, apo Zubin Potoku me 5.7 për qind pra nga 45 mijë votues që kanë këto katër komuna veriore, vetëm 1 mijë e 500 votues kanë marrë pjesë në zgjedhje”, tha ai tutje.

Sipas Demahasaj, e vetmja e mirë e këtij procesi zgjedhor është që ka kaluar i qetë dhe pa aksidente.

“Legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve është një pikëpyetje e madhe, vlen me u përshëndet që procesi ka qenë i qetë nuk ka pas aksidente, kjo është e mira e vetmja e këtij procesi zgjedhor”, shtoi analisti politik.

Sipas KQZ-së, në Leposaviq zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 73.5%, në Zubin Potok ka fituar Partia Demokratike e Kosovës me 52.1%, në Zveçan ka fituar PDK-ja me 60% dhe në Mitrovicë të Veriut ka fituar LVV-ja me 66.5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat