Kusari-Lila e bindur: Të dielën filloi – fundi i ndikimit të Serbisë në Kosovë

Aktuale

Kusari-Lila e bindur: Të dielën filloi – fundi i ndikimit të Serbisë në Kosovë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 13:34
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se situata në veri vazhdon të jetë komplekse për shkak të ndikimit të të grupeve kriminale të dirigjuara nga Serbia.

Mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë të dielën ajo e ka quajtur si fillimi i fundit të ndikimit të Serbisë në Kosovë.

Ndonëse e pranon se do të ketë sfida për konstituim të institucioneve ajo thotë se do të veprohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.

Është ditur kohë më parë që situate në veri është shumë komplekse e karakterizuar me ndikim të madh të grupeve kriminale dhe ka qenë evident dhe Serbia ka qenë kundër institucioneve të vendit. Ky është fillim i fundit i ndikimit të Listës Serbe dhe Serbisë në Kosovë. Nuk do të jetë e lehtë të veprohet në atë pjesë, por do të veprohet me Kushtetutë dhe ligje”.

Zgjedhjet kanë qenë të organizuar sa ka pasur hapësirë. Por që nuk është cenuar e drejta e askujt për të marrë pjesë, sfidë ka mbetur siguria e përfaqësuesve të serbëve që s’janë pjesë e Listës Serbe. Është absurde që një komuniteti pakicë kërcënohet e shantazhet nga shteti që do të duhej t’i mbronte interesat e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat