Basha: Shpresojmë të kemi lajme të mira për anëtarësimin e Këshillit të Evropës

Aktuale

Basha: Shpresojmë të kemi lajme të mira për anëtarësimin e Këshillit të Evropës

Më: 24 prill 2023 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se shpreson që sot Kosova do të marrë përgjigje pozitive nga Komiteti i Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai e ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook.

Në të cilën shfaqet bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, dhe atë të AAK-ës, Besnik Tahirin.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat