Osmani: Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Aktuale

Osmani: Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Nga: A.SH Më: 24 prill 2023 Në ora: 16:06
Kësilli i Evropës

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar aleatët që sot votuan për për Kosovën, ku shumë shpejt flamuri i Kosovës do të valëvitet në Këshillin e Evropës.

Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. 🇽🇰

Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat