Rohde: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit dhe Asociaconi janë kyçe për anëtarësim na Këshill të Evropës

Aktuale

Rohde: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit dhe Asociaconi janë kyçe për anëtarësim na Këshill të Evropës

Më: 24 prill 2023 Në ora: 17:59
Jörn Rohde

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

E për këtë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se pas liberalizimit të vizave ky akt i Komitetit të Ministrave e ofron Kosovën edhe më afër familjes evropiane. Por deri te anëtarësimi i plotë ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin  është vendimtar për të ecur përpara”.

”Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova synon që të bëhet pjesë e Këshillit të Europës, sidomos pas përjashtimit të Rusisë.

Por Beogradi vazhdon të kundërshtojë çdo integrim të Kosovës në struktura euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat