Spahiu: U dëshmua se në veri mbahen zgjedhjet edhe pa serbët

Aktuale

Spahiu: U dëshmua se në veri mbahen zgjedhjet edhe pa serbët

Më: 24 prill 2023 Në ora: 18:09
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu, për zgjedhjet në veri, ka thënë se gjëja pozitive është se shqiptarët po mbajnë zgjedhje dhe pa serbët.

“Pozitive është fakti që u tregua se mund të mbahen edhe pa serbët, mirë është të jenë dhe serbët por Kosova dëshmoi se mundet edhe pa ta”, tha Spahiu në “FIVE“.

Spahiu konsideroi pozitive dhe kalimin e procesit zgjedhor pa probleme dhe incidente por sipas tij, problemet do të vijnë kur në ndërtesat komunale veriore do të hiqet flamuri i Serbisë dhe do të vendoset flamuri i Kosovës.

Spahiu ka thënë tutje se këto zgjedhje janë përkrahur nga faktori ndërkombëtar vetëm sa për t’u kryer ky proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat