Abstenimi i Ukrainës, kush i kishte meritat?

Aktuale

Abstenimi i Ukrainës, kush i kishte meritat?

Më: 24 prill 2023 Në ora: 19:44
Vjosa Osmani

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka kaluar fazën e parë.

Ky vendim është përshëndetur nga krerët e vendit, por edhe nga partitë opozitare.

Kësisoj, Komiteti i Ministrave e ka kaluar këtë aplikim të Asambleja Parlamentare.

Raportohet se 7 shtete ishin për aplikim të Kosovës dhe ajo që bie ne sy është se Ukraina nuk ka kundërshtuar.

Dihet se ky shtet tradicionalisht ka votuar kundër nismave të Kosovës për shkaqe të brendshme të saj. Mirëpo, pas angazhimit të presidentes Vjosa Osmani duket që pozicioni i tyre ka lëvizë në drejtim të përkrahjes dhe njohjes.

Image
Foto nga takimet

Siç shihet edhe nga fotot Presidentja ka qenë e angazhuar me ushtarët, gratë refugjate si dhe gazetare e aktivistë të ndryshëm. Poashtu me iniciativën e Osmanit, Kosova ka qenë në mesin e vendeve të para të cilat i vuan sanksione Rusisë.

Kujtojmë se sot në  KE, Ukraina dhe Moldavia kanë abstenuar.

Image
Foto nga takimet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat