Bërnabiq e “sulmon” sërish ambasadorin gjerman

Aktuale

Bërnabiq e “sulmon” sërish ambasadorin gjerman

Më: 24 prill 2023 Në ora: 20:39
Ana Bernabiq

Ana Bërnabiq ka vazhduar të merret me ambasadën gjermane në Kosovë duke i reaguar një shkrimi të faqes zyrtare të këtij misioni diplomatik në Twitter.

Edhe pse në atë shkrim kërkohej të zbatohej Asociacioni i komunave serbe dhe aneksi i Ohrit, kjo nuk e ka ndaluar serben që të reagoj duke përmendur një marrëveshje tjetër të nënshkruar para 10 vjetëve. Zyrtarët serbë kohët e fundit duket se janë të obsesionuar me postimet e ambasadës gjermane në Kosovë, duke komentuar në çdo shkrim.

“Ky tweet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj.

Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk e zbatoi asnjë fjalë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat