Gjuroviq: Gjermania luajti rol vendimtar në shtyrjen para të aplikimit të Kosovës në KE

Aktuale

Gjuroviq: Gjermania luajti rol vendimtar në shtyrjen para të aplikimit të Kosovës në KE

Më: 24 prill 2023 Në ora: 22:15
Aleksandra Gjuroviq

Shefja e Misionit të Serbisë në Këshill të Evropës, Aleksandra Gjuroviq, ka thënë se vendosja në agjendë e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill, ishte “demonstrim i fuqisë së shteteve të QUINT-it, kryesisht Gjermanisë”.

Gjuroviq për “Tanjug” tha se Gjermania ka luajtur rol vendimtare për të mbledhur përkrahjen e shteteve anëtare për mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave.

“Është muzgu i të drejtës ndërkombëtare”, tha Gjuroviq, duke pretenduar se është shkelur statuti.

Të hënën Kosova ka kaluar fazën e parë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, pasi Komiteti i Ministrave shqyrtoi aplikimin e Kosovës dhe e barti tek Asambleja Parlamentare e KiE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat