Baton Haxhiu: Forcat ruse kanë qenë të gatshme ta sulmojnë Policinë e Kosovës dhe ta largojnë nga veriu

Aktuale

Baton Haxhiu: Forcat ruse kanë qenë të gatshme ta sulmojnë Policinë e Kosovës dhe ta largojnë nga veriu

Më: 24 prill 2023 Në ora: 23:29
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në veri ka ekzistuar rreziku që të sulmohet Policia e Kosovës nga trupa ruse së bashku me bandat kriminale serbe.

Haxhiu thotë se kjo ka qenë arsyeja që komuniteti perëndimor bëri presion të madh që të arrihet një marrëveshje e shpejt në mes të Ksoovës dhe të Serbisë.

“Tash të tregoj pse ka ndodhur kjo vonesë dhe kjo krizë. Korrigjimi i kufijve ishte një shok në mes të gjithve, për arsye se u bë marrëveshje në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë vet pa BE-në. Erdhëm tek një pikë që ishte e pamundur të shtyhet më pasi institucionet e Kosovës e kishin të pamundur që të vazhdonin si të tilla. Për arsye se provoi me dhunë të qartësojë veriun.

Ishte e pamundur, u desht që marrëveshja të vijë sa më shpejt. Ishin dy krizë në Ballkan që i përngjanin krizës së Ukrainës. Kjo krizë e Ballkanit derivoi këtë forcën e Radojciqit dhe Vulinit së bashku me trupa ruse që ishin të gatshme të sulmonin Policinë e Kosovës dhe ta largonin nga këtu”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat