Kurteshi: Në aspektin ligjor zgjedhjet janë të pranueshme

Aktuale

Kurteshi: Në aspektin ligjor zgjedhjet janë të pranueshme

Më: 25 prill 2023 Në ora: 00:12
Sami Kurteshi

Anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në emisionin A23 në ATV, ka thënë se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të vendit, në aspektin ligjor janë të pranueshme, transmeton atvlive.tv.

“Legjitimiteti është një koncept që përmban disa aspekte, nuk është vetëm një aspekt. Legjitimiteti nuk është vetëm numra, nuk është vetëm statistika, nuk është vetëm demografi, legjitimiteti ka edhe aspektin juridik dhe ashtu siç thash ligjor dhe në aspektin ligjor, nuk ka asnjë pengesë”, tha Kurteshi.

Sipas tij, as në aspektin politik, rezultati i zgjedhjeve nuk ka ndonjë pengesë.

“Republika e Kosovës, jo vetëm që e ka përgjegjësi, por e ka detyrim kushtetues që të zhvillojë zgjedhjet për shprehjen e vullnetit dhe ndërtimin e institucioneve demokratike. Në normat ligjore tonat, nuk ka ndonjë kufizim apo kuotë me të cilën legjitimohet në aspektin statistikor zgjedhjet”, tha Kurteshi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat