Kurteshi tregon arsyen se pse nuk ndodhi asnjë incident në zgjedhjet në veri

Aktuale

Kurteshi tregon arsyen se pse nuk ndodhi asnjë incident në zgjedhjet në veri

Më: 25 prill 2023 Në ora: 00:18
Sami Kurteshi

Anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në emisionin A23 në ATV, tha se në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të vendit, nuk ka pasur asnjë incident sepse në çdo vend votim ka pasur prezencë të mjaftueshme të forcave policore, KFOR-it dhe njësite të EULEX-it, dhe se të gjithë votuesit kanë qenë të lirë për të shkojnë për të votuar.

“Gati gjysmën e qendrave të votimit i kam vëzhguar, i kemi vizituar, bile kam qenë me njërin nga kolegët e mi edhe zgjedhjet kanë kaluar pa asnjë incident. Natyrisht një vërejtje e të shumtëve thonë se ka pasur forca të shtuara policore.

Po, afër çdo vend votimi ka pasur forca policore që ka qenë shumë e mirë, ka qenë e domosdoshme sepse ne kemi përvojë të keqe në këtë drejtim dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të shkaktimit të incidenteve.

Aty nuk kanë qenë vetëm forcat e policisë së Kosovës, kanë qenë edhe forca të KFOR-it, ka pasur edhe njësi të EULEX-it, ka pasur trupa të ndryshme që kanë bërë përpjekje që të sigurojnë një ambient, s’po themi perfekt, por të përshtatshëm për të votuar dhe njerëzit kanë qenë të lirë të vinë të votojnë”, tha Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat