Zgjedhjet në komunat veriore - KQZ sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare

Aktuale

Zgjedhjet në komunat veriore - KQZ sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare

Më: 25 prill 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhjeve ( KQZ) sot do të shpallë rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet nga ora 13:00.

Në zgjedhjet e 23 prillit, pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët. Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore.

Për bojkotimin që iu bë zgjedhjeve të organizuara nga institucionet kosovare, liderët kosovarë fajësuan Serbinë, duke thënë se presioni dhe kërcënimet nga Beogradi po vazhdojnë ndaj qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.

Reagime ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët konsideruan që zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike dhe se serbët duke kthyer urgjent në institucionet kosovare.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, me 100 vota. Në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës më 196 vota. Në Zveçan fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota. Në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat