S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit ku do të raportonte ZRRE

Aktuale

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit ku do të raportonte ZRRE

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:00
Komision

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkak të mungesës së kuorimit, ku dhe do të raportonte Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Pas 20 minuta pritjeje për t’u bërë kuorumi, Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala ka mbyllur takimin, raporton gazetari Venhar Isufi.

“Takimi nuk do të mbahet për shkak të vonesës, kemi 20 minuta që presim”, tha Shala.

Mbledhja e këtij komisioni ishte paraparë të fillonte në ora 11:00, mirëpo aty prezentë u panë vetëm Mimoza Kusari-Lila, Pal Lekaj, Ferat Shala, Driton Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat