​Rezultatet për Asambletë, LVV shumicë në Leposaviq e PDK në Zveçan

Aktuale

​Rezultatet për Asambletë, LVV shumicë në Leposaviq e PDK në Zveçan

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës, atë të Zubin Potokut dhe Zveçanit. Këto janë rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore si dhe u njoftua për ulëset që janë siguruar për kuvendet komunale në Leposaviq dhe Zveçan, zgjedhje këto të parakohshme për Asambletë komunale.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se për ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë ankesë dhe se palët kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë deri ditën e nesërme.

Radoniqi: Në Mitrovicën e Veriut ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me Erden Atiq

“Në Mitrovicën e Veriut, kemi Lëvizjen Vetëvendosje me kandidatin Erden Atiq me 553 vota ose 66.9 për qind. Partia Demokratike e Kosovës me Taulant Kelmendin me 193 vota ose 23.4 për qind dhe Iniciativa Qytetare e Mitrovicës me Betim Osmanin, 80 vota me 9.7 për qind. Andaj, Erden Atiq është fituesi i zgjedhjeve me 66,9 për qind... Në Komunën e Leposaviqit, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemi ka marrë 100 vota, respektivisht 83.5 për qind. Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin- Albulena Behluli- Hetemi ka marrë 34 vota ose 25 për qind. Ndërsa, Partia Kosovski Srba, Aleksandar Jabllanoviq me 2 vota ka marrë 1.5 për qind. Andaj, Lulzim Hetimi konsiderohet si fitues i këtyre zgjedhjeve me 73,5 për qind”, ka njoftuar ai.

Ndërkaq, numër më të madh të votave në Zubin Potok e Zveçan ka arritur Partia Demokratike e Kosovës.

Radoniqi: Izmir Zeqiri shpallet fitues në Zubin Potok

“Në Komunën e Zubin Potokut, Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin Izmir Zeqiri me 197 vota dhe 52,2 për qind. Dhe Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Flatron Hasani me 180 vota ose 47.7 për qind. Izmir Zeqiri shpallet fitues me 52,2 për qind... Në Komunën e Zveçanit kemi Partinë Demokratike të Kosovës me kandidatin, Ilir Peci me 114 vota apo 59 për qind. Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Fetah Peci me 72 vota ose 37,3 për qind dhe Slagjana Pantoviq me 7 vota ose 3.6 për qind. Ilir Peci shpallet fitues me 59 për qind”, ka thënë Radoniqi.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë shpallur rezultatet përfundimtare edhe për kuvendet komunale në Leposaviq e Zveçan.

Radoniqi: LVV në Zveçan me 15 ulëse, PDK me dy ulëse

“Në Leposaviq, Lëvizja Vetëvendosje me 85 vota, 77.3 për qind, me numrin e ulëseve të fituara 15. Partia Demokratike e Kosovës me 21 vota me 19, 1 për qind me dy ulëse të fituara. Si dhe Partia Kosovski srba me katër vota me 3,6 për qind, me dy ulëse të fituara... Në Zveçan kemi Partinë Demokratike të Kosovës me 61 për qind, me 11 ulëse të fituara. Dhe Lëvizja Vetëvendosje me 65 vota, 39,9 për qind me tetë ulëse të fituara”, ka njoftuar ai.

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme me katër komuna veriore, ku kanë votuar mbi 1500 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat